Për inat ose jo të Duas, Isaac e gjeti sërish dashurinë dhe është bjonde (FOTO LAJM)

Prej kohësh tashmë e dimë se në zemrën e Dua Lipës është shkruar me shkronja të mëdha emri i modelit Anwar Hadid.

Ata shfaqen kudo bashkë dhe lidhja e tyre është bërë edhe familjare. Nëse ende nuk e dini le t’ju themi që Dua është e preferuara e motrave Hadid.

Por çfarë po ndodh me shefin e kuzhinës, Isaac Carew?

Ish-i dashuri i Dua Lipës ka dhënë disa sinjale se në zemrën e tij mund të jetë një tjetër femër këto kohë! Ai ka bërë disa postime të dyshimta që tregojnë një vajzë mjaft simpatike dhe për më tepër, bjonde.

Isaac ka publikuar disa foto të vajzës që ne besojmë se ka statusin e të dashurës së tij të re. Ata shkojnë në evente publike bashkë dhe jo vetëm!

Isaac ka fotografuar vajzën që quhet Florence edhe në momente më intime si me rroba banjo, ose pa to fare!

Florence gjithashtu ka publikuar foto me të në Instagram, ku duken mjaft të afërt:




Duket sikur të gjitha këto postime ai i bën për të na thënë se tashmë nuk e ka më kokën pas, por po ecën para ashtu si Dua, në jetën e tij private.

Shtuar më 17/09/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori