EMRI/ Kush është 37-vjeçarja që u gjet e pajetë dhe me shenja dhune në Shkodër, policia jep detaje

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me gruan që u gjet sot pajetë dhe me shenja dhunë në  afërsi të një kanali, në Bypass-in e Shkodrës.

Sipas policisë, shtetasja e pajetë është 37-vjeçarja Leze Qosaj. Më 18 maj, motra e kishte denoncuar si të humbur duke i thënë policisë se ka ikur nga shtëpia që me datë 8.

Trupi i saj, pjesërisht i dekompozuar, do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K)  37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon  puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K),  ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj./albeu.com