Për herë të parë, Kate Middleton fotografohet pa unazën e martesës (FOTO LAJM)

Kate Middleton shokoi fansat teksa në llogarinë zyrtare në instagramin e Dukeshës së Kembrixh u postua një foto teksa gruaja e mbretit të ardhshëm po punonte nga shtëpia, por syrit të mprehtë të fansave nuk u shpëtoi një detaj që në pamje të parë duket shokues.

Kate nuk ka nē dorë unazën e martesës dhe kjo ndodh për herë tē parē që prej vitit 2010, kur xhevahiri i çmueshëm u vu në gishtin e Middleton nga princ William.

Kaq ka mjaftuar që aludimet për një ‘krisje’ mes çiftit, të marrin dhenë; por gjithçka ka zgjatur shumë pak.

Një përfaqësues i familjes mbretërore ka qetësuar të gjithë ‘të shqetësuarit’ se Dukesha e ka hequr unazën për arsye higjene për shkak të pandemisë sē Covid-19.

Duke qenë e karantinuar si e gjithë bota dhe duke u kujdesur që të lajë duart sa më shpesh, Kate e ka parë të arsyeshme qē të mos e mbajë unazën në shtëpi. Aq më tepër kur specialistët kanë treguar se unazat dhe bizhuteritë e ndryshme janë një fole e mirë për bakteret…

Pra Kate dhe William janë njêsoj të dashuruar, si 10 vite më parë kur princi vuri unazën e nënës së tij të ndjerē Diana, në gishtin e të fejuarës Kate.
Shtuar më 04/04/2020, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori