Kokainë në banane, policia greke kap në Pire ngarkesën nga Ekuadori

Njëzet pako kokainë me një peshë totale bruto prej 17.598 kg u gjetën në një anije me kontejnerë në Pire, gjatë orëve të mbrëmjes së 26 marsit.

Anija me flamur të Hong Kongut e ngarkuar me banane  ishte nisur nga Ekuadori dhe kishte si destinacion Nicomedian, Turqi.

Lënda narkotike, trafikimi i të cilës do të sillte një përfitim financiar të paligjshëm me një vlerë totale mbi 600 mijë euro, u zbuluan nga ekuipazhi i anijes në kuti me pajisje elektrike.

Anija kishte lundruar drejt Pireut për riparimin e dëmeve dhe kapiteni pas zbulimit të lëndës narkotike ka njoftuar autoritetet.

Drejtues të Grupit Rajonal të Prokurorisë së Drogës (P.O.D.I.N.) të Autoritetit Qendror Portual Pireut dhe Rafinës, me qen të policisë për zbulimin e drogës, kryen një kontroll në zonat e jashtme dhe të brendshme të anijes.

Në hetim kanë kontribuar një ekip i Njësisë së Misioneve Nënujore, zyrtarë të Doganës së 3-të të Pireut dhe Drejtorisë së Veprimtarive Kriminale të Shtabit të Policisë Helenike.

Në kuadër të hetimeve u sekuestrua një mjet gjurmues dhe sasia e mësipërme e lëndës narkotike./Albeu.com/


Shtuar 31.03.2023 19:46