Pendarovski në fund sërish del i pari, me kaq vota diferencë siguron fitoren (FOTO LAJM)

Kandidati i qeverisë Pendarovski në kutitë e fundit të numërimit sërish ka dalë në vendin e parë duke e lënë prapa kandidaten e opozitës. Por ky rezultat nuk ka nxjerrë fitues dhe të dy kandidatët në fjalë do të shkojnë në raundin e dytë,shkruan albeu.com.

Sipas numërimit të 98% të kutive Pendarovski ka fituar 316.692 vota kurse ajo e opozitës Davkova 315.650 vota. Ndërsa kandidati shqiptar ka marrë 76.686 vota.

Kandidati për president, Stevo Pendarovski tha se pret fitore në rrethin e dytë. Ai theksoi se është i kënaqur nga procesi i sotëm zgjedhor. Pendarovski falemnderoi të gjithë nacionalitete në vend duke theksuar se koncepti “bashkë përpara” duhet të vazhdoj dhe të triumfoj në rrethin e dytë ku dhe do të rrumbullaksohet fitorja më 5 maj.

Ai mes tjerash tha se vendi 10 vitet e fundit fatkeqësisht nuk ka pasur një president dhe se po pret me padurim të merr postin e presidentit për ta integruar sa më parë vendin në strukturat euroatlantike.
Shtuar më 21/04/2019, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori