Pedagogët e prindërit kundër reklamës së Beckhamit (FOTO LAJM)

Tatuazhi i Beckham
Futbollisti i njohur David Beckham ka marë kritika të shumëta, sidomos nga përsona që janë prindër pas publikimit të një reklame, e cila tashmë është nëpër fletushka e që reklamojnë supermarketet e Sainsbury.

Beckham është në ballinën e reklamës. Ai mban lodra fëmijësh, ndërsa në duart e tij të zbuluara, duken disa tatuazhe e ku më problematikja është cilësuar nga kritikët, ajo në krahun e majtë, e cila e tregon gruan e tij, Victoria, me veshje të brendshme.

Reagimi ka ardhur pas reklamave që iu janë shpërndarë familjeve angleze, të cilat kanë fëmijë parashkollorë dhe shkollorë.

Pedagogët e shkollave thonë se fotografia e bërë tatuazh në krahun e Beckham nuk duhet të shihet nga fëmijët, duke qenë se Victoria është në një pozë mjaft provokuese. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2012, ora 20:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori