Partia Demokratike iu ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për t’iu ardhur në ndihmë
mediave.
Ish-deputetja e PD Albana
Vokshi ka dalë sot para
mediave ku deklaroi se gjendja e lirisë së
medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm dhe ka numëruar rastet e fundit të gazetarëve të dhunuar.
Sipas saj, Rama i është sulur
medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për
korrupsionin, të blejë heshtjen e
mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krimin.
Vokshi ka publikuar dhe letrën dërguar kreut të OSBE-së në Tiranë Bernd Boschardt dhe përfaqësuesit të OSBE për lirinë e
medias Harlem Desir. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2019,
ora 13:03