PD nxjerr fotot: Këta ishin mafiozët e Edi Ramës në protestë (FOTO LAJM)

Pas çdo protestë, demokratët janë ankuar për përfshirjen e policëve civilë nga strukturat shtëtërore, të cilët sipas tyre dhunojnë protestuesit.

Kreu i FRPD-së Belind Këllici publikoi pak më parë disa foto duke theksuar se policët civilë nuk kishin asnjë mjet identifikimi.

“Këta janë civilet e bandës se Edi Rames qe përndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojnë. Pa asnjë shenje identifikuese por me kodin e familjes mafioze te rilindjes dhunojnë, ndalojnë dhe çojnë neper komisariate a bodrume bashkish te rinjtë që janë kundër padrinos. Po te kishte prokurori te pa kapur, sot kapobanda dhe tufa e banditëve te tij do ishin para drejtësisë. Por meqenëse prokuroria eshte bere njësh me familjen mafioze te rilindjes, atëherë i lind e drejta qytetareve t’u japë atë që meritojnë banditëve”, shkruan ai.
Shtuar më 21/03/2019, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori