ZYRTARE/ Tedesco, trajner i ri i Leipzig deri në vitin 2023

Leipzig njoftoi të enjten se Domenico Tedesco do të marrë drejtimin e skuadrës. Trajneri italo-gjerman do të zërë një pozicion të cilin Jesse Marsch e zinte deri pak ditë më parë, i shkarkuar për shkak të paraqitjes së dobët të skuadrës. 

Tedesco ka nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit dhe një sezon tjetër.

Trajneri 36-vjeçar zëvendëson Jesse Marsch si trajner me marrëveshje deri në qershor të vitit 2023” , njoftoi klubi gjerman përmes rrjeteve sociale. /albeu.com

 


Shtuar 9.12.2021 12:10