PD djeg mandatet? Vjen reagimi nga LSI-ja
Kryedemokrati, Lulzim Basha ditën e sotme ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se do t'i propozojë grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe forumeve më të larta politike, djegien e mandatave të deputetëve të djathtë.

Kjo deklarattë e bujshme e Bashës erdhi pak momente pas takimit në selinë blu me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i kryetares së LSI-së e cila nënkupton se do ti bashkohet propozimit të Bashës.

"Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!" shkruan Kryemadhi./albue.com/

Shtuar më 17/02/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori