Mrekulli e vërtetë në ditë të vështira! 8 jetë të reja në 24 orë në Lezhë

Në këto ditë të zymta, një mrekulli ka ndodhur sot në spitalin e Lezhës, në maternitet.

Vetëm sot në Spitalin e Lezhës kanë ardhur në jetë 8 foshnje, 5 vajza dhe 3 djem.

“8 është numri i të porsalindurve në 24 orëshin e fundit në shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë të spitalit Lezhë.

🤩5 vajza dhe 3 djem me shëndet të plotë gëzuan pamasë prindërit si dhe stafin mjekësor që ofron kujdes me përkushtim pranë këtij shërbimi!

❗Spitali Lezhë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë!”, thuhet në një njoftim në “Facebook” të Spitalit të Lezhës. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2020 21:14