Ja kush ishte Patriot Matoshi, djali që u vra sot në Irak (FOTO LAJM)

Pëlqej
Patriot Matoshi, që vdiq sot në Irak ka qenë shoku i ngushtë dhe krahu i djathtë i Lavdrim Muhaxherit.

Familja Matoshi ka hapur të pame në Velikincë të Gjilanit.

Ka vetëm 19 vjet, por muaj të tërë në shërbim të organizatës terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe po ashtu afro një vit që thërret në xhihad-lufta e shenjët sipas fesë islame.

Patriot Matoshi, shqiptari nga Gjilani që u vra të premten, i goditur nga një snajper, në rrjetet sociale është paraqitur me një pseudonim që në shqip përkthehet ‘Eja në Xhihad’.

Dyshohet se ka qenë Patriot Matoshi, personi që ka kërcënuar edhe disa imamë, pasi që keta të fundit ishin shprehur publikisht kundër ISIS. /albeu.com/

Shtuar më 10/08/2014, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori