Florian Marku? Boksieri Hysa: Ai nuk është kampion as në Shqipëri, as në Angli!

Nelson Hysa, boksieri nga Shkodra, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin për të folur mbi karrierën e tij por dhe situatën e boksit në vend. Teksa bisedonte me Ermalin mbi kampionët e Shqipërisë në boks, Nelson Hysa dhe këtë mendim mbi Florian Markun:

“Nuk di çfarë të të them. Çfarë kampioni? Mua nuk më pëlqen të flas për sukseset e askujt. E kanë trumpetuar edhe në media. Mund të jetë shumë sportist i mirë, i uroj gjithë të mirat. Nuk e njoh personalisht. Por kampion bote Shqipëria nuk ka. Nuk e ka as afër atë kampion bote. Kështu që atij djali i uroj vetëm suksese, ishalla bëhet kampion bote. Në atë peshë, janë sportiest shumë të mirë që bëhen kampion bote.”

Teksa shprehu se nuk e njeh sportistin Marku dhe nuk ka asnjë kontakt me të, aq më pak xhelozi, Hysa shtoi:

“Ai nuk është kampion Shqipërie në asnjë federatë. As në Angli ku bën boks, as në Shqipëri. Të dali njëherë në Shqipëri, t’i marri me rradhë. Të dali kampion i Ballkanit, pastaj në Europë. Vetë jam i treti në Europë.”

Por emrin i Nelsonit është lakuar edhe për shkak të disa ngjarjeve kriminale, një atentatë i ndodhur vite më parë ku Hysa ishte protagonist. Çfarë tha Hysa mbi këtë situatë?

“U desh të ishim shumë sportista në një ngjarje që të bëhej mediatike. Shumë shpejt morëm pafajsinë, jam i pastër se ndryshe nuk do kisha ardhur këtu.”

 

 


Shtuar 3.10.2022 18:15