Alarm në Kiev: Strehohuni të gjithë menjëherë, do sulmojnë me raketë

Ditën e sotme, rreth orës 07:00 të mëngjesit, banorëve të Kievit u është bërë një apel që të strehoheshin menjëherë, pasi pritej një sulm i mundshëm rus me raketë.

“Rajoni i Kievit – alarm ajror. Kërcënim për një sulm me raketë. Strehohuni të gjithë menjëherë”, tha kreu i administratës rajonale, Oleksiy Kuleba, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Sipas asaj që shkruan Sky News, Kuleba sugjeron se një sulm rus mund të jetë i pashmangshëm.