Pasi Zerka u kap mat me bjonden, Ronela kalon natën më të çmendur të jetës (FOTO LAJM)

Pas një vere super të angazhuar me projekte dhe koncerte muzikore, këngëtarja e njohur Ronela Hajati po kalon disa ditë të mira pushimi. Fakti se vetëm para pak ditësh kudo në media qarkulluan foto të Young Zerkës me një vajzë tjetër në pishinë duket se nuk e ka shqetësuar aspak, pasi këngëtarja po jeton jetën e saj më të mirë.

Ronela ndodhet në shoqërinë e miqve të saj dhe që prej disa ditësh ka udhëtuar jashtë vendit, shumë larg nga Zerka. Së fundmi këngëtarja ka bërë namin në Instastory duke postuar shumë foto e video nga një natë e çmendur latine. Për momentin ajo ndodhet në Miami dhe së bashku me rrethin e saj shoqëror kanë shkuar në një club.

Ronela ka veshur një fustan ngjyrë të verdhë, të ngushtë për trupi që i tregon super format trupore dhe për më tepër fustani është dhe i çarë anash. Në fotot e postuara shihet se këngëtarja po argëtohet së tepërmi, në ritmin e muzikës live, duke kërcyer, duke pirë dhe e shoqëruar nga miqtë. “Zot na lër këtu”, ka shkruar Ronela në një nga postimet, duke treguar se po ia kalon aq mirë sa nuk do të largohet më.
Shtuar më 27/09/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori