Të gjitha detajet tregojnë diçka për Jasminën, Erik Fullani bën publik statusin e tij (FOTO LAJM)

Disa muaj më parë, kur Jasmin Kadriu ishte në qendër të vëmendjes, u shfaq në Instagramin e Erik Fullanit në një video LIVE ku i dërgoi një puthje publikisht, por më pas i qetësoi zërat duke e trajtuar të gjithën këtë si një shaka.

Por më pas, pas daljes së saj nga “Përputhen”, përveç se Jasmin dhe Eriku ndiqeshin në Instagram dyshjau shfaqën disa herë me të njëjtat veshje, siç mund ta shihni në galerinë e mëposhtme, e madje pozuan edhe në të njëtin tip makine

Prandaj gjithë këto detaje ishin te mjaftueshme për të ngritur dyhsime se Jasmin Kadriu ishte në një lidhje me Erik Fullanin, por ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha këto.

Në një bisedë me njdekësit në Instagram, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se për momentin është single dhe beqar e madje u shpreh se asnjëherë nuk ka patur një dalje romantike me dikë të famshëm./albeu.com/


Shtuar 26.10.2021 12:52