Pasi sulmoi Kim Kardashian, gazetari i skandaleve ngacmon Ciara-n (FOTO LAJM)

Gazetari i cili njihet për ngacmimet që u bën VIP-ave ku rasti më i fundit dhe më i bujshëm ishte me Kim Kardashian, ai ka vijuar me të njëjtën strategji.

Ai ka hedhur grepin e radhës tek këngëtarja Ciara, por kjo e fundit e ka kapur situatën me mjaft sportivitet, duke pozuar përpara fotografëve.

Gazetari ka ngacmuar duke hequr pantallonat para të pranishmëve dhe duke u shfaqur me tanga. Por kjo gjë nuk e shqetësoi aspak këngëtaren, e cila sërish ofronte buzëqeshje.

Vitalii Sediuk i cili qëndronte në shfaqjen e Valentinos i veshur me një xhaketë dhe tanga, ka përqafuar këngëtaren Ciara, duke dhënë shfaqjen e radhës. Ndryshe nga rasti i Kim Kardashian të cilën e nxori me dhunë nga automjeti, me këngëtaren çdo gjë ka qënë më miqësore. Falë ndërhyrjes së rojeve të sigurisë është larguar gazetari i skandaleve, i cili është dëbuar nga Amerika pas tentativës me Brad Pitt. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori