EMRI/ U dhunua barbarisht pasi u kap duke vjedhur pula, ndërron jetë në spital 52-vjeçari nga Kuçova

Ka ndërruar jetë në Spialin e Traumës, 52-vjeçari nga Kuçova, i cili u paraqit me plagë të rënda dhune fizike, të marra nga pronari i banesës ku u kap duke vjedhur pula, në Kuçovë.

Lefter Brisku, i njohur ndryshe edhe me emrin Krenar Brisku, ka ndërruar sot jetë, në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi 7 ditë  dhe sipas familjarëve mësohet se nuk ka reaguar asnjë moment.

Familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës, ndërkohë që në banesën 2- katëshe të 20-vjeçarit Bjorsi Shushari (tashmë i shoqëruar nga policia pasi po procedohej fillimisht pas ngjarjes në gjendje të lirë),gjithçka është e mbyllur.

Familjarët e viktimës Lefter Brisku kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin, që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.