Pas vrasjes së gjeneralit, Trump shfaqet dorë për dore me Melanian dhe djalin (FOTO LAJM)

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi mbrëmë Irakun se mund të përballet me sanksione të rënda, nëse vendi i tij largon trupat amerikane.

Këto komente, ai i bëri teksa kthehej në Uashington DC, pas një pushimi dy javor në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Trump u pa dorë për dore me bashkëshorten e tij Melania dhe djalin e vogël Barron.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se një largim i detyruar i trupave amerikane do të sillte sanksione ndaj Irakut.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani në Bagdad javën e kaluar. Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër”. Kreu 62-vjeçar i njësisë elitë Quds, koordinonte operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme, por nga Shtetet e Bashkuara shihej si terrorist.
Shtuar më 06/01/2020, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori