Shefi i famshëm turk,
Nusret Gökçe, është gjithmonë në qendër të medieve. Së fundmi,
prokuroria turke ka nisur hetimet ndaj tij, pasi një ankese të bërë nga një ndjekës i
Nusret në Instagram.
Gjithçka nisi kur ky i fundit postoi në rrjetin social një
video, në të cilën shfaqeshin pjesët intime.
Ndjekësi shfaqi shqetësimin e tij duke e cilësuar si prishje të moralit të njerëzve, pasi
shefi i njohur ka plot 33 milionë ‘followers”.
Tashmë, sipas mediave
turke, pritet që
prokuroria të marrë një vendim lidhur me
Nusret.
Kujtojmë që në vendin tonë,
shefi i kuzhinës bëri bujë pas publikimit të një
video nga një prej restoranteve të tij në Dubai, ku shfaqeshin duke darkuar ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku si edhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 12:44