Pas statusit me pullë të kuqe, në rrjet plasin memet për ministren e Kulturës (FOTO LAJM)

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka shkaktuar jo pak komente me postimin e fundmit në Twitter.

Ndër të tjera ajo ka shkruar:

“Lajm i fundit: Lëvizja kombëtare për lexim…. Duhet t’i bëjmë librat sërish “cool”. Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t fuck them”, ka shkruar Ministrja që ndoshta ka dashur të thotë “mos u ngatërroni me ta”, por ka zgjedhur fjalët e gabuara.

Por kjo nuk i ka shpëtuar komentuesve të cilët e kanë konsideruar si një fjalor të papërshtatshëm.

Pas kësaj deklarate të bërë 2 ditë më herët, qytetarët kanë reaguar duke kryqëzuar në komente ministren, ndërsa një prej tyre shkruan: “Ministrja kultures: FUCK THEM??? Jeni mire????”

Një tjetër komentues shprehet: “Are you fucking kidding us me kete citim? Thuaju njerezve te tu ta lene internetin dhe te hapin nje liber se ndoshta gjejne ndonje citim te hajrit”. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2018, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori