Pas "sherrit" të bujshëm, Eriku flet për Anxhelën: Ka një defekt të madh (FOTO LAJM)

Prej kohësh është thënë në media se Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi kanë pasur një krisje të miqësisë së tyre si pasojë e hatërmbetjeve. Shkak për këto thashetheme u bë fakti që Eriku nuk shkoi në recitalin e Anxhelës dhe më pas as ajo nuk shkoi në dasmën e Erikut.

I ftuar sot në emisionin "Rreze dielli", Eriku tregoi se me Anxhelën ruan një marrëdhënie shumë të mirë, por ai nuk i shkoi në recital për arsye shëndetësore. Këngëtari u pyet nga moderatorët edhe cilat janë të mirat dhe defektet e Anxhelës dhe ai zbuloi se këngëtarja ka një problem të vogël.

"Është shumë e mirë, është si zemër, nuk e di çfarë të them, por që thjesht ka problem që nevrikoset shumë shpejt dhe po u nevrikos Anxhela i thyen të tëra. Është shumë strikte në gjërat që kërkon dhe e kap ankthi shumë, qoftë për oraret, për këto. Vete gjithmonë gjysmë ore para dhe i thoja në fillim kur erdhi nga Greqia, qetësohu se jemi në Shqipëri, nuk ka orare këtu", tregoi Eriku.

“Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të forte e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qënë shumë sëmurë dhe kam qënë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndejtur në këmbë, jo për të kënduar, kështu që ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë, unë e di që është mërzitur shumë sepse unë isha i ftuari i saj special, një ndër të ftuarit më kryesor në koncertin e saj… Unë me Anxhelën jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kemi një duet që ajo e ka shumë përzemër po edhe unë e kam shumë përzemër. Kjo është e vërteta që t’a merrni vesh që të gjithë", u shpreh Eriku.
Shtuar më 16/09/2019, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori