Banorët e Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryetaren e Bashkisë

Një grup banorësh nga Roskoveci janë paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK-ut për të kallëzuar penalisht kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi.

Ata akuzojnë Bufin për abuzimet me 3 tendera.

Banorët e Roskovecit kanë shkuar në SPAK të shoqëruar nga kryetari i Partisë Demokratike, dega Roskovec, Emels Xhaxhaj.
“E kemi dorëzuar kallëzimin në SPAK. Një tender është diku te 200 mln të vjetra e një tjetër 24 mln të vjetra. Janë për rikonstruksion rrugësh, shkollash. tani e pamë të arsyeshme që të depozitonim kallëzimin në SPAK. Shpresoj që të merret në konsideratë dhe zonja Bufi të merret si e pandehur dhe të japë llogari se si i ka zbatuar kontratat”, tha Xhaxhaj për mediat.