Pas përfundimit të “BE Caffee”, ja ku do e shohim Olsi Bylykun sezonin e ri (FOTO LAJM)

Sezoni i ri televiziv do të nisë në muajin shtator dhe që tani janë zbuluar ndryshimet e para.

Deri më tani është thënë se Marina Vjollca do të rikthehet në ekran, për t’u bërë pjesë e “Duplex”, i cili këtë sezon do të ndryshojë rrenjësisht.

Pas kësaj ndryshime të tjera janë zbuluar lidhur me programin që Marina do të drejtojë.

Burime për “News31.al” bëjnë me dije se aktori i njohur Olsi Bylyku do i bashkohet “Duplex”, pas përfundimit të “BE Caffee”.

Emisioni do të transmetohet çdo të shtunë në orën 9 dhe pritet të zbulohet çfarë do të ndodhë me programin e Ermal Mamaqit.
Shtuar më 23/08/2019, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori