Pas performancës "erotike" në skenë, Jennifer Lopez pozon totalisht nudo (FOTO LAJM)

Pa e shijuar ende mirë superperformancën e saj në “American Music Awards” përkrah Maluma-s, Jennifer Lopez i ka vënë sërish flakën rrjetit me një video të saj mjaft sensuale. Artistja e famshme ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet totalisht nudo.

Jennifer shihet krejtësisht e zhveshur, ndërkohë që pjesën e sipërme të trupit e ka mbuluar me duar. Me këtë video ajo ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re që duket se do të mbajë titullin “In The Morning”. Madje një pjesë të këngës ajo e ka zbuluar, duke e vendosur në sfond të videos së saj.

Lopez ishte kujdesur që pamja e saj të dukej sa më natyrale me flokët e prerë shkurt dhe me një make up super të thjeshtë. Si çdo herë tjetër këngëtarja shfaqej në formën më të mirë të mundshme, duke dëshmuar sërish se mosha është thjesht numër.

Kujtojmë se këto ditë JLo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të performancës së saj në “AMAs”. Disa i cilësuan si shumë provokuese lëvizjet e saj, ndërsa të tjerëve nuk ju duk fare shqetësuese si performancë. Pati dhe nga ata që e akuzuan këngëtaren për kopjim, duke treguar se veshja dhe kërcimi i saj ishte shumë i ngjashëm me atë të Beyonce-s në eventin e “Grammys” në vitin 2014-të.
Shtuar më 25/11/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori