Pas ndarjes nga Stresi, Keisi ikën nga Shqipëria për mos tu kthyer më kurrë (FOTO LAJM)

Ish-partnerja e Stresit së fundmi ka bërë një deklaratë , e cila tregon përfundimisht shkëputjen nga reperi.

Fansat e kanë pyetur Keisin në Instagram nëse do të rikthehet në Shqipëri dhe Keisi ka treguar se e ardhmja e saj është Kanadaja dhe me Shqipërinë nuk përshtatet dot.

“E ardhmja ime është Kanadaja. Jam rritur këtu nuk mund të përshtatem dot me jetesën në Shqipëri”, shprehet ajo.

Kujtojmë se gjatë lidhjes me Stresin, ajo e vizitonte shpesh vendin tonë, ndërsa menjëherë pas ndarjes ajo u largua dhe duket se nuk do të kthehet për një kohë të gjatë.

Ajo erdhi në Shqipëri kur Stresi doli nga burgu për të sqaruar situatën, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.
Shtuar më 03/09/2019, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori