Pas ndarjes nga Seldi, në krahët e kujt po e feston ditëlindjen Mimoza? (FOTO LAJM)

Ndarja e çiftit më të njohur të showbizit, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodrës bëri bujë të madhe në rrjet dhe të gjithë ishin kuriozë të dinin arsyen e këtij vendimi.

Megjithëse Seldi reagoi duke thënë se ruan ende respekt për të dhe familjen e saj, Mimoza vendosi të mos prononcohet për këtë ngjarje.

Ditën e sotme, këngëtarja feston 33-vjetorin e lindjes së saj. Nëpërmjet postimeve në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit momente nga festa e saj, të cilën e ka nisur në shtëpi sapo ka hyrë mesnata.

Ajo shfaqet krah familjarëve teksa fryn qirinjtë mbi tortë dhe i falenderon ata në postim.

"Faleminderit familjes time."- ka shkruar Mimoza bashkangjitur me një zemër të kuqe në foton ku shfaqet me pizhama.
Shtuar më 18/10/2018, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori