Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana largohet nga vendi bashkë me të bijën (FOTO LAJM)

Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së medias dhe dyshja vazhdon të komentohet për veprimet pas vendimit që bëri bujë. Ishte Loredana ajo që e pranoi publikisht ndarjen me një status në rrjete sociale ku shkruante se tani e tutje duhet të punojë akoma më shumë sepse do e çojë vetë bukën në shtëpi. Reperja e quajti veten nënë beqare dhe vendosi që turneun muzikor në Europë ta vazhdojë pa Mozzikun.

fundmi Loredana është parë shpesh në studio duke punuar për këngë të reja dhe sot është nisur drejt Spanjës për të xhiruar videoklipin.

Loredana ka marrë me vete edhe vajzën, Hana dhe grimieren e saj Dafina Nezirin.

Ka qenë kjo e fundit që e ka bërë të ditur këtë duke postuar disa video ku shfaqet me Loredanën në Spanjë.
Shtuar më 02/11/2019, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori