E RËNDË/ Minibusi përfundon me goma përpjetë në Vermosh (VIDEO)

Një aksident automobilistik ka ndpdhur në rrugën e Vermoshit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se një minibus është përmbysur në rrugë, në vendin e quajtur “rruga për stare”, në afërsi te Rrapshes së Hotit.

Gjithashtu raportohet se nga ky aksident, të paktën 2 persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë.

Minibusi ka pasur rreth 20 persona në bord, ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkakun e këtij aksidenti, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/