U rrëzua nga lartësia teksa ishte duke kullotur bagëtitë në Bulqizë, transportohet drejt Tiranës 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi teksa kulloste bagëtitë fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh në Bulqizë.

Ai shtë transportuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Në fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh,shtetasi A. B,
rreth 53 vjeç, duke kullotur bagëtitë dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi dhe për pasojë është transportuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /