E FUNDIT/ Ky është vendimi i CR7 për ndeshjen ndaj Barcelonës
Pas ndarjes nga Angeline, Bradi i kthehet shoqërisë së vjetër (FOTO LAJM)

Shokët e vjetër Brad Pitt dhe George Clooney raportohet se janë takuar pas ndarjesBrad me Angelina Jolie.

Sipas thashethemeve dy miqtë , yje të Hollywood nuk flisnin pasi Anxhelina u bë xheloze për Amal.

Përçarja vazhdoi kur Brad u akuzua se nuk po bëntë asgjë për të rregulluar situatën.

"George ishte shumë i mërzitur që Brad nuk i thoshte gruas së tij të ishte e sjellshme dhe ta pranonte Amalin"-thotë një burim për Life and Style.

Megjithatë pas ndarjes së mikut të tij me Anxhelinën, aktori Clooney thuhet se i është rikthyer miqësisë me Pitt.

"George-t ju desh pak kohë për ta falur shokun e tij pasi ai ishte vërtet i lënduar-thotë burimi. Por ai e kupton se çfarë duhej të kalonte Brad pasi ishte i martuar me Jolie".

Pajtimi vjen vetëm pak kohë para se miku i Brad të bëhet baba për herë të parë, pasi George dhe Amal do të bëhen me një vajzë dhe një djalë në qershor të këtij viti.

I pyetur më herët se çfarë mendon për ndarjen e Angeline dhe Brad, George tha: "Nuk e dija këtë, por më vjen shumë keq. Është diçka e trishtuar për një familje, më vjen shumë keq që po e dëgjoj". /Albeu.com/

Shtuar më 12/03/2017, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori