Pas lindjes surprizë, këngëtarja shqiptare nxjerr fotografitë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Linda Halimi dhe partneri i saj Davon Edwards, u bënë prindër për herë të parë. Lajmi erdhi surprizë për të gjithë, pasi Linda nuk kishte publikuar asnjë foto nga e cila mund të lindnin dyshime për një shtatzëni.

Ishte Davon ai që publikoi një foto me vogëlushen e sapolindur në ‘Facebook’, duke shkruar: “Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë erdhi në jetë. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta sjellim në shtëpi së shpejti!

Partnerja ime ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe lindje të lehtë. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! Ju dua, djali juaj D, Lindita, Kaimana” shkruan who.

Pas këtij lajmi, Linda ka vendosur që të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj disa foto të bëra gjatë shtatzënisë, ku duket me barkun e rrumbullakosur dhe e kombinuar e gjitha me veshje në ngjyrën rozë. Në foto është i pranishëm dhe partneri i saj, Davon.
Shtuar më 12/03/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori