Pas letrës së katërt, Rama dërgon një tjetër mesazh (FOTO LAJM)

foto ilustruese
Kryeministri Edi Rama vazhdon dërgon mesazhe kundrejt opozitës të bashkuar edhe pse letrave të tij nuk u ka marrë asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë.
Pak minuta më parë, Rama ndau në Twitter, thënien e ditës.

“Durimi nuk është pritje. S' është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi".

Më këtë thënië të Tolstoit, Rama tregon edhe një herë atë ccka tha në letrën e tij të katërt: “Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ejani në Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori