Pas këtij njoftimi, banorët vërshuan në rrugë dhe mbuluan makinat me batanije dhe qilima (FOTO LAJM)

Një numër i madh banorësh të Trakisë Lindore në Turqi kanë mbuluar me ç'të gjenin makinat e tyre pas alarmit të dhënë se zona do të përfshihej nga reshje të dendura breshëri.

Fill pas marrjes së këtij njoftimi ata kanë dalë në rrugë me batanije, jorganë, qilima dhe degë pemësh duka ia vendosur makinave sipër me qëllim mbrotjen, shkruan Albeu.com.

Parashikimi i meteorologëve ka dalë i saktë dhe pak minuta më parë kanë filluar reshjet e dendura të breshërit. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2018, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori