E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Pas kërcënimit të Arbenitës reagon fansja e Feros (FOTO LAJM)

Çdo ditë e më shumë Arbenita dhe Fero i shprehin dashurinë publikishit njëri-tjetrit duke u bërë kryefjala e media rozë.

Ditën e sotme Arbenita mori vëmëndjen e mediave duke na treguar nëpërmjet një instastory se ajo ka akses në instagramin e Feros dhe se aty gjeti një fanse të çmendur te reperit e cila i dërgonte foto.

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita.

Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin e Arbenitës.

Ajo ka dërguar një foto për iconstyle.al duke u shprehur se në fakt është më e mirë sesa në foton që Arbenita kishte zgjedhur për t’i publikuar.

“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”- shprehet Serena për “iconstyle.al”.

Mesa duket, çështja qenka më e koklavitur se kaq, pasi Serena e ka takuar Feron dhe ka shkrepur një foto me të, të cilën na e ka treguar.
Shtuar më 15/07/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori