Pas kaq vitesh Rezarta e pranon hapur: Është gabimi më i madh i jetës time (FOTO LAJM)

Nëse ke ndërmend t’i hapësh mamit tënd një profil Instagrami, mendohu mirë!

Kjo pasi Rezarta Shkurta mendon se është gabimi më i madh që mund të bësh në jetë!

Sot ajo ka publikuar një foto të bërë me efekt që i tregon hundën me pirsing, ndërsa paralajmëron të ëmën se nuk është e vërtetë!

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin… qetësohu!!! Nuk e kam shpuar vërtet hundën”, shkruan Rezarta.

Më pas në një postim të dytë ajo tregon reagimin e të ëmës duke publikuar pjesë nga biseda!

“S`të ka lënë mendja besoj”, i shkruan e ëma.

Gabimi më i madh që kam bërë në jetë… I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni në kohë, mos e bëni ju lutem”, na paralajmëron Rezarta.

Shtuar më 17/07/2019, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori