Pas kaq shumë kohësh, Xheni dhe Benardi shfaqen publikisht bashkë (FOTO LAJM)

Xheni dhe Benardi kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, por dy vite më parë deklaruan ndarjen papritur. Megjithatë ata kuptuan se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin dhe u rikthyen bashkë. Lajmin e bukur Xheni e dha në natën e ndërrimit të viteve duke deklaruar rikthimin e saj me Benardin.

Pas kaq shumë kohësh Xheni sot ka postuar një foto me Benardin duke i kushtuar një dedikim.

"Do doja të ktheja kohën mbrapa, që të të kisha gjetur më përpara për të të dashur më gjatë", shkruan Xheni.

E pyetur pak kohë më parë se çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre pas rikthimit, Xheni ka treguar se këtë herë e kanë mbajtur të fshehtë dhe i kanë bërë hapat më ngadalë.

Shtuar më 27/05/2020, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori