Rama dhe Balluku njoftojnë konferencë urgjente, çfarë do të komunikojnë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku kanë njoftuar një konferencë për media në orën 12:00.

Ende nuk dihet se për çfarë do të flasin Rama dhe Balluku, por dy temat e nxehta të momentit janë kaosi të Kadastra dhe vjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS.

Kujtojmë se të Kadastra, e cila drejtohet nga Dallendyshe Bici, po bëhey masakër përmes projketit të digjitalizimit. Prej më shumë se një muaji për shkak të projektit, Kadastra është në kolaps total.

Nga muaji maj 2022 qeveri vendosi të ofrojë 90% të shërbimeve publike online, duke e konsideruar këtë vendim si revolucion digjital në çështjen e pronave. Por deri më tani, shifrat tregojnë se zyrat e kadastrës kanë dështuar ta meritojnë këtë emër.

Një tender prej 40 milionë eurosh dhe realizimi i tij është i paracaktuar nga drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj, por do i jepet kompanisë së Ermal Beqirit, pavarësisht emrit të firmës fituese me letra.

Nërkohë skandali tjetër për të cilin mund të ketë reagim qeveria, është ajo e të dhënave të vjedhura nga TIMS.

Skandali u publikua fillimisht në media ku u tha se të dhënat e TIMS nuk ishin vjedhur nga iranianët siç u tha, por drejtues të Policisë së Shtetit. Në qendër të akuzave është Ervin Muça, i emëruar rishtazh si drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Ervin Muça, qëmë pas u pezullua nga puna, shkruan AlbEu.com.

Prokuroria dhe eprorët e tij dyshojnëse Muça eksportoi të gjithë bazën e të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm. Por a e bëri Muça këtë me kokën e tij apo kishte garanci nga të tjerë në kupolën e Policisë së Shtetit?

Deri më tani nuk është e qartë plotësisht çfarë ka ndodhur, pasi edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po vepron në heshtje duke tentuar mbylljen e skandalit, por mësohet se gjithçka ka shpërthyer pas një sherri, deri edhe fizik mes dy drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit.

Burime bëjnë me dije se një drejtor i rendësishëm ka urdhëruar ndjekjen dhe gjurmimin e një tjetër drejtori. Kjo ka ngjallur reagimin e këtij të fundit duke çuar në urdhrin ndaj Muçës për të nxjerrë të gjitha të dhënat e TIMS përmes një linje internet që u instalua në ambientet ku ruheshin.

Pasi u mësua linja e paautorizuar e internetit, një shkelje e rëndë e rregullave kjo, ngjarja iu referua AMP-së dhe Ardi Veliut, e cila kreu gjoja një verifikim rutinë në këto ambiente duke konstatuar këtë linjë interneti të pautorizuar.

Në fakt, AMP ishte në dijeni të linjës së internetit, por e kreu inspektimin gjoja rutinë për të mos vijuar konfliktin në kupolën e Policisë së Shtetit.

Pas konstatimit të kësaj linje interneti, AMP bëri edhe padi në Prokurorinë e Tiranës.

Pas skandalit, Muça u shkarkua nga detyra, por u risoll në të njëjtën detyrë. E gjithë intriga në Policinë e Shtetit është duke ndodhur mes dy drejtorëve me peshë, ndërkohë që Muhamet Rrumbullaku nuk ka kontrollin mbi situatën, kurse ministri Balla nuk e di ende çfarë të bëjë.

Nuk ka ende të dhëna mbi shkakun e vërtetë të përplasjes mes dy drejtorëve të Policisë së Shtetit, por fakt është se kupola është e përfshirë edhe në komunikimet me grupe kriminale përmes programit SKY. Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri ishte një ndër shembujt, ndërsa dyshohet se në rrjete kanë rënë edhe të tjerë duke çuar në skandale të tilla.


Shtuar 23.08.2023 11:11