Pas fotove me 20 mijë bletë, gruas shtatzënë i ndodh tragjedia (FOTO LAJM)

Një grua shtatzënë ka bërë disa fotografi të pabesueshme para lindjes se foshnjes me rreth 20,000 blete që mbulonin barkun e saj.

Emily Mueller, 33 vjeç, ka zbuluar se pas fotografive të cilat bënë xhiron në rrjetet sociale foshnja e saj i vdiq në bark, përcjell albeu.com

"Shumë njerëz prisnin ardhjen e foshnjës sonë të ëmbël, e famshme, e cila ishte ylli i xhirimit të mrekullueshëm të fotografive me bletët. Jezui mori djalin tonë të çmuar, Emersyn Jacob, "shkruante Mueller në profilin e saj në Facebook.

Emily, e cila ka tre fëmijë të tjerë, Cadyn, 10 vjeç, Madelynn, Westyn tre vjeçare dhe një vjeçare tha se ishte duke u përgatitur për lindjen e bebes dhe nuk kishte vërejtur mungesën e lëvizjes së fëmijës së saj në bark.

"Në mbrëmje fillova të kuptoj se nuk e kisha ndier që te fëmija lëvizte dhe kisha kontraktime ndryshe nga ç'kisha më parë,"shkruante ajo.

Ajo dhe burri i saj vendosën të shkojnë në spital për të dëgjuar një rrahje zemre, por fatkeqësisht u dhanë lajmin shkatërrues se djali i tyre kishte vdekur vetëm disa ditë para datës së duhur. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2018, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori