Pas divorcit flet Eneda Tarifa: Po, është dikush në zemrën time! (FOTO LAJM)

Pas divorcit nga bashkëshorti, Eneda Tarifa ka folur për herë të parë për jetën e saj private!

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” këngëtarja është pyetur nëse është dikush në zemrën e saj.

Ajo ka pohuar se po, është dikush dhe ajo është vetëm vajza e saj.

“Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër”, është shprehur Eneda Tarifa.

“Po pjesën e vogël kujt ja ke lënë”, e ka ngacmuar më tej Anita Haradinaj.

“Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për vetën tënde dhe të mos e shfyrtëzosh për veten tënde? E atë t’ja lesh dikujt tjetër është e tmerrshme, as bëhet fjalë”, ka shtuar Eneda Tarifa.
Shtuar më 26/12/2019, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori