Pas dhjetra videove nga Miami, Alketa përballet me ndjekësit: Si katunarët në Tiranë (FOTO LAJM)

Alketa Vejsiu po i kalon këto ditë në Miami, Florida ku duket se po argëtohet shumë, dhe ka postuar dhjetra foto dhe video në rrjetet sociale.

Dje moderatorja ka postuar një video ku shfaqet duke kërcyer këngën "Despacito" në një jaht dhe shkruan se kjo është kënga e saj e preferuar.

Mes shumë komenteve, Alketa ka vënë re komentin e një ndjekëse e cila bën një krahasim.

“Tamam si katunaret kur vinin ne Tirane ne fillim nje foto te 15 katshi dhe ne motorr ne qender kshtu po me dukesh e lumtur hahahah”, komenton ndjekësja ndërsa Alketa i është kthyer me shumë sportivitet.

“Hahaha fiksss”, përgjigjet moderatorja.
Shtuar më 22/01/2020, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori