Pas daljes nga "Big Brother", Damiano në gjygj me TCH? (FOTO & VIDEO)

Dalja e Damianos nga shtëpia e "Big Brother" bëri shumë bujë duke qenë se ai ishte një nga banorët më të preferuar dhe pretendenti kryesor për të fituar lojën.

Ai u përjashtua për shkak të shkeljes së rregullave pasi rezultoi se kishte folur me mesazhe nga brenda shtëpisë. Banorët që bëhen pjesë e k♪7tij formati e kanë të ndaluar të japin intervista në mediat e tjera për një periudhë kohore dhe kjo përfshihet në kontratën e tyre, por Damiano, i njohur për karakterin e tij çapkën dhe rebel i ka shkelur këto rregulla.

Ai ka dhënë intervistë për "Xing me Ermalin" dhe së fundmi edhe në WAZZUP në Klan Kosova.

I pyetu nëse rrezikon të paditet për intervistat e dhëna deri tani, djali nga Berati është përgjigjur:

“Ne vërtet kemi një kontratë me median, por të gjitha këto që unë
po them në intervista, këto që po them këtu, i kam thënë edhe live
atë natë që u përjashtova, të gjitha i kam argumentuar live. Këtë
po bëj edhe tani, po argumentoj live të njëjtën gjë që kam thënë
atje, kështu që nuk besoj se do të kem probleme me gjyqin apo me
të tilla gjëra. Unë jam i bindur që një media serioze nuk merret me
gjyqe..”

Ai ka treguar ndër të tjera se është ftuar për të dhënë intervistë në TCH, por nuk ka pranuar të shkojë dhe për këtë vendi të tijin nuk ka dhënë arsye.

“Ata më kanë ftuar të bëj intervistë, por unë thjeshtë e kam
refuzuar, nuk kam dashur, nuk e kam ndier të shkoj të jap
intervist녔, – thotë ndër të tjera Damiano.


Shtuar më 17/05/2017, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori