Pas "bunkerit" Rama blen sërish tokë në Surrel (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka ditur gjithmonë t'a ruajë "paranë dhe luksin" larg medias, duke ruajtur profilin e një kryeministri pa shumë pasuri, por deklarimi i pasurisë tregon ndryshe.

Çfarë ka ndodhur me pasurinë e tij gjatë vitit 2017">2017?

Gjatë vitit 2017">2017, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, deklaron zgjerimin e tokës në Surrel, duke blerë edhe 2 240 m2 sipërfaqe toke ullishte dhe arë, me vlerë 6 930 000 lekë.

Zgjerimi është bërë për arsye funksionale në truallin ku është ndërtuar shtëpia.

Ndërkaq, kryeministri Rama ka shitur për 50 milionë lekë të vjetra apartamentin e banimit parafabrikat në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2.

Gjatë vitit që lamë pas, Rama deklaron 2 015 199 lekë të ardhura nga paga si kryeministër, 51 000 lekë honorare të tjera si dhe 3 894 352 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike.

Kryeministri vijon të shlyejë një kredi me vlerë 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, ku detyrimi i mbetur është 26 460 euro, shkruan Shqiptarja.com.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017">2017, deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017">2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetra borxh.

Nga shitja e vlerave të artit, Gregori, gjatë vitit 2017">2017, ka fituar 28 mijë euro. /albeu.com/


Shtuar më 11/05/2018, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori