Pas atleteve të bardha, Rama risjell në modë këpucët e urryera të shqiptarëve (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama është kthyer në një ndikuesit më të madh të modës në Shqipëri.

Pas atleteve të bardha që habitën dynjanë, kryeministri Edi Rama po rikthen në modë këpucët me majë.

Këtë javë gazetarët dhe kameramanët u kapën në befasi teksa panë Kryeministrin Ramadoli nga dera e përparme e Parlamentit, pasi ai zakonisht del nga dera mbrapa.

Gazetarët në fillim menduan se ai doli aty për të dhënë ndonjë deklaratë për mediat, por në fakt jo, Rama takoi disa deputetë dhe iku menjëherë.

Por ama, për një gjë ia vleu dalja nga dera përpara e Ramës, pasi patëm mundësi ta shohim në detaje se si ishte veshur, shkruan Panorama.

Kësaj here ai kishte hequr dorë nga atletet dhe në vend të tyre kishte veshur këpucë të hapura nga para dhe pa çorape, tamam si një personazh spektakli, pasarelash apo sporti. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2018, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori