Pas albumit Paloma Faith shijon shtatzëninë (FOTO LAJM)

Këngëtarja 35 vjeçare Paloma Faith është në pritje të një fëmije me të dashurin e saj Leyman Lahcine. “Jam e lumtur t'ju them se po shkëputem pak për shkak të fëmijës tim. Unë kam kaluar gjithë jetën time duke dëshiruar të bëhem nënë, dhe tani ka ardhur koha të bëhem, kështu që po ndihem shumë me fat”, ka thënë këngëtarja teksa ditë më parë zbuloi përmes webfaqes së saj se ajo është në përgatitje të albumit të saj të katërt.

“Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të jem në “The Voice” dhe as nuk do ta publikoj albumin”.

Kështu që, derisa ju të jeni duke pritur me padurim, unë do të doja që ju të pranoni që unë jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe durimin. Shpresoj shumë se ju do ta respektoni familjen time të re me privatësinë tonë, në një kohë që duhet të jetë e qetë dhe pa ankth”, ka shtuar ajo.

“Unë me të vërtetë nuk e dua këtë fëmijë në sy të publikut, dhe shpresoj që gjithkush mund ta kuptoj këtë”. /albeu.com/

Shtuar më 23/08/2016, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori