Pas aksidentit, bukuroshja bën transformimin e pabesueshëm (FOTO LAJM)

Pëlqej
Maria Lebedeva një studente juridiku nga Rusia ka rrëfer se si një aksident i rëndë me makinë i ndryshoi jetën tërësisht.

Maria Lebedeva u verbua dhe pësoi dëmtime në tru pasi i dashuri i saj i "nevrikosur" kaloi me të kuqe dhe u përplas me një makinë tjetër në Novosibirsk, në jug të Rusisë.

Përplasja e la atë krejtësisht të verbër, kështu që ajo nuk mund ta vërejë ndryshimin që të gjithë të tjerët e shohin se si ajo dukej atëherë, dhe se si ajo është tani, përcjell albeu.com

Në verën e vitit 2016, Maria, tani 23 vjeç, u diplomua me nderime nga universiteti i saj në Novosibirsk.

Sot ajo nuk e mban mend atë. Në fakt, dy vite janë fshirë nga kujtesa e saj.

As nuk i sheh ndryshimet.

Ajo humbi të gjithë jetën e saj të kaluar, shpresat dhe ëndrrat e saj, bukurinë e saj, jetën e mbushur me argëtim.

"Kam qëndruar në koma për 10 ditë. U verbova, pësova dëmtime në tru dhe në shtyllën kurrizore. Unë u vonova gjysmë ore dhe i dashuri ishte zemëruar shumë. Sapo hyra në makinë, ai po më bërtiste. Pas aksidentit, më braktisi. Më tha që nuk e kishte fajin vetëm ai, por të dy. As falje nuk më kërkoi. Nga ai aksident nuk humba vetëm bukurinë, por më shumë se aq", ka thënë Lebedeva.

Maria ishte e vetmja e plagosur në aksident. /albeu.com/


























Shtuar më 14/03/2018, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori