Aksident në Tiranë, makina përplas 63-vjeçarin dhe nipin e tij të mitur

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka aksidentuar dy persona.

Blutë bëjnë me dije se E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç.

Këta dy të fundit u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/