Pas 4 vitesh brune natyrale, Ronela Hajati duket një yll me look-un e ri (VIDEO)
Ishim mësuar ta shihnim Ronela Hajatin si një brune tërheqëse, e cila për 4 vite zgjodhi të mbajë flokun e saj natyral.

Mirëpo, vjeshta ka ardhur me ndryshime për çdokënd, ndaj edhe këngëtarja e ka bërë zemrën gur dhe ka vendosur të lyejë flokun e saj natyral.

Ronela është kthyer në një bjonde seksi, e cila siç thotë edhe vetë, duket tashmë si një ruse.

Këngëtarja ka ndarë në InstaStory video me look-un e ri, të cilin duket se po e pëlqen shumë.

“E dashuroooj këtë ngjyrë floku. Natasha nga Rusia.”- shkruan Ronela krahas videove ku duket yll me pamjen e re.

Shtuar më 31/10/2019, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori