Kërkohej për trafik droge, arrestohet shqiptari në Gjermani

Autoritetet gjermaned kanë arrestuar një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Mësohet se shqiptari u arrestua pas një kontrolli të kryer nga oficerët e inspektimit të policisë kufitare të Lindau dhe pas verifikimeve u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në mjetin e tij, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa gramë kokainë.

40-vjeçari gjithashtu rezultoi të ishte në efektin e alkoolit dhe të drogës ndonëse ishte drejtuesi i mjetit.


Shtuar 29.03.2023 09:23