Demokratët presin me brohorima dhe përqafime Sali Berishën në momentin kur hyn në seli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ëhstë pritur me borhorima dhe ovacione, në momentin që është drejtuar për në hyrjen e selisë blu, nga ku pak pas çastesh priet të drejtohet drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të mbajtur fjalimin para protestuesve.

Në momentin që Berisha është drejtuar në seli me dhjetra simpatizantë të PD e kanë pritur me brohorima, ku nuk kanë munguar s shtrëngimet e duarve dhe përqafimet.

Ashtu siç është parlajmëruar opozita do të zhvillojë një protestë sot në orën 12:00 para kryeminsitrisë, pas skandaleve të fundit qeveritare përfshirë dhe “çështjen McGonigal”.

Protestuesit do të grumbullohen në dy pika, disa do të nisen nga sheshi “Nënë Tereza” dhe një pjesë nga sheshi “Skënderbej”, për tu takuar të gjithë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

/AlbEu.com/


Shtuar 11.02.2023 10:38